Intel feston 50-vjetorin e çipit të parë komercial – bëhet fjalë për modelin 4004

PUBLIKUAR

Intel po feston 50-vjetorin nga prodhimi i mikroprocesorit të parë komercial. Saktë 50 vite më parë, u zbulua Intel 4004 – mikroprocesori i parë komercial që u bë si mostër për çipat e ardhshëm që edhe sot përdoren nëpër kompjuterë e telefona.

Sipas ekspertëve të teknologjisë informative, 4004 ishte i rëndësishëm pasi dëshmoi se çipat mund të prodhohen me madhësi të thonjve, transmeton Telegrafi.

“Këtë vit shënon 50-vjetorin e prodhimit të çipit Intel 4004. Paramendojeni sa kemi arritur në 50 vitet e fundit. Është një moment i rëndësishëm për teknologjinë. Është diçka që i ka ngritur kompjuterët në një nivel tjetër”, tha Pat Gelsinger nga Intel.

Intel 4004 është zhvilluar nga inxhinierët e kompanisë: Federico Fagin, Ted Hof dhe Sten Mazor. Dy vite para prezantimit të çipit (në nëntor të vitit 1971), Intelit i janë ofruar Nippon Calculating Machine Corporation.

Plani ishte të dizajnohen 12 çipa, por u prodhuan vetëm katër e në mesin e tyre ishte edhe Intel 4004. Ky çip ishte i fuqishëm sikurse kompjuteri i parë në vitin 1946 që kishte madhësinë e një dhome të gjumit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...