Hapet dera për Marcelon

PUBLIKUAR

Karriera e lavdishme e Marcelos tek Real Madridi është afër fundit.

Brazilianit i përfundon kontrata në korrik dhe nuk ka asnjë shenjë për rinovimin.

Për këtë arsye, disa skuadra po vëzhgojnë me kujdes situatën, për ta tunduar mbrojtësin e krahut me një ofertë për sezonin e ardhshëm.

Interesin më të madh për Marcelon, në fakt, po e shfaqim skuadrat nga Brazili.

Fluminense dhe Botafogo, dy ekipe të Rios, kanë treguar interes për të. Gjithsesi, gjithçka do të varet nga forma që do të tregojë Marcelo përgjatë sezonit.

Botagofo, e promovuar së fundi në elitën e futbollit brazilian, pas një sezoni në divizionin e dytë, planifikon të ndërhyjë fuqishëm në merkato.

Synimi i presidentit, Durcesio Mello, është që pas Keisuke Hondas dhe Salomon Kalou të afrojë edhe anësorin e Madridit.

33-vjeçari është pjesë e Realit që nga viti 2006. Ai deri më tani ka bërë 532 paraqitje, ka shënuar 38 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...