A do të duket kështu iPhone 14? Ekran dytësor, teknologji Air Charge

PUBLIKUAR

Koncepti i fundit tregon një pamje të mundshme që do të zbukurojë gjeneratën e ardhshme iPhone 14.

Koncepti i videos tregon se telefoni premium i Apple do të ketë një ekran dytësor rrëshqitës, teknologji të re Air Charge dhe më shumë.

iPhone i ardhshëm i kompanisë pritet të vije gjatë vitit 2022 dhe sugjerohet që të zbatojë një ridizajn të plotë.

Koncepti i ri ofron një pamje alternative të pajisjes dhe lë të kuptohet se çfarë mund të bëjë Apple me modelin iPhone 14.

Videoja, e cila tregon konceptin, është publikuar nga ConceptsiPhone. U demonstrua një iPhone 14 me dy ekrane, nga të cilët ekrani dytësor është rrëshqitës.

Ekziston edhe çipi i ri A16 Bionic, teknologjitë Face ID dhe Touch ID, si dhe teknologjia e re Air Charge për karikimin e telefonit me valë.

Megjithatë, Apple nuk pritet të bëjë një kthesë kaq radikale në ndryshimin e dizajnit për iPhone 14, por është e qartë se kompania duhet të bëjë diçka të rëndësishme për t’iu bashkuar epokës së telefonave fleksibël. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...