Trilogjia e GTA-s është e padisponueshme për momentin në PC

PUBLIKUAR

Trilogjia e lojës Grand Theft Auto (GTA) – The Trilogy – Definitive Edition u bë i padisponueshëm në dyqanin Rockstar Games më të njëjtën ditë kur u lansua.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, trilogjia e cila vjen e paketuar me versionet e ripunuara të GTA III, GTA: Vice City dhe GTA: San Andreas supozohet se mund të luhej më 11 nëntor, por nuk është e disponueshme për shkak të mirëmbajtjes dhe problemeve të tjera.

Rockstar Support shkroi një postim në Twitter duke thënë se paketa e ripunuar aktualisht është e padisponueshme për t’u luajtur dhe gjithashtu për t’u blerë.

The Rockstar Games Launcher doli nga sistemi të enjten për shkaqe të mirëmbajtjes, derisa trilogjia gjithashtu dhe i gjithë grupi i lojërave të Rockstar, dyqani i tij, shkarkimet dhe sitemi cloud ishte i pa-qasshëm për më shumë se një ditë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...