Mos pranimi i këngës në Festivalin e Këngës në RTSH ka bërë që këngëtari Mentor Haziri të reagoj ashpër përmes një statusi në Facebook. Lidhur me këtë ai ka folur edhe në emisionin “#Gjesi”, ku ka thënë se kjo është bërë me qëllim edhe nuk i është lejuar të futet në garë.
Haziri tha se ndihet i dëshpëruar dhe shumë i fyer pasi që nuk ka marrë as edhe një përgjigje për mospranimin e tij në këtë festival. Pos tij, të shumta kanë qenë reagimet e këngëtarëve nga Shqipëria e Kosova, duke e kritikuar Hazirin, se me këtë shkrim po bënë dallime të mëdha mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ndër ata që reaguan ishin Alban Ramosaj dhe Anxhela Peristeri.
#GJESI
Një reagim të ashpër e ka pasur edhe kantautori Genc Salihu me anë të një statusi në Facebook, e të cilin më pas e ka fshirë. Sipas Gencit, kishte me qenë mirë që këto këngë që nuk po pranohen në festival e po thuhet se janë shumë të mira, t’i dëgjon publiku.
Në pyetjen e “#Gjesi”-t se si e komenton këtë reagim të Gencit, Mentori ka thënë se nuk do që t’i jap vëmendje dhe t’ia përmend emrin.
“Nuk e kam ndërmend me ju dhanë vëmendje njerëzve që realisht kanë dështuar të jenë artistë dhe kacavirren në statuset e mia”, ka pohuar pos tjerash këngëtari Haziri.
Ndërkaq, Salihu nuk ka dashur të flas rreth kësaj teme.
Për më shumë, mund të shikoni videon më poshtë.



