Dilema femërore: A duket normale vagjina ime?

PUBLIKUAR

Femrat kanë pikëpamje të ngatërruar për atë se si gjenitalet e veta duhet të duken, andaj gjithnjë e më shumë ato mendojnë që trupat e tyre nuk janë “normalë”.

Një hulumtim i ri australian ka treguar që femrat të cilat ndonjëherë në jetë kanë parë të ashtuquajturat “vagjina të dizajnuara” rrallë nga to pjesët intime të tyre i konsiderojnë “normale”. Shumica prej tyre nuk dinë as se sa dukja e vagjinës mund të ndryshojë.

Hulumtuesit, prandaj, kanë dashur të dinë se si e imagjinojnë femrat “vagjinën e bukur”. Rezultatet janë botuar në revistën ndërkombëtare të gjinekologjisë dhe të obstretikës, Bjorg, transmeton Telegrafi.

97 australiane të moshës nga 18 deri në 39 vjeç janë ndarë në tri grupe. Në fazën fillestare të studimit njërit grup i janë treguar rreth 50 fotografi të gjenitaleve femërore të cilat u janë nënshtruar ndërmarrjeve estetike.

Grupi i dytë i ka shikuar fotografitë e pjesëve të natyrshme të gjenitaleve femërore, ndërsa grupi i tretë nuk ka shikuar kurrfarë fotografish. Pastaj të gjitha femrave të intervistuara u janë treguar fotografitë e vagjinave të ndryshuara dhe të vagjinave natyrore dhe kanë pasur për detyrë që të vlerësojnë se sa ndonjëra nga ato “duket normale” dhe sa prej tyre “duken ideale”.

Që të tri grupet i kanë vlerësuar fotografitë e “vagjinave të dizajnuara” si edhe ato që kanë qenë afër ideales. Mirëpo, femrat të cilat kanë parë më parë fotografi t gjenitaleve të pamodifikuara zakonisht i kanë vlerësuar si normale në fazën e dytë të hulumtimit.

Ekspertët dyshojnë që femrat fare nuk dinë se si vagjinat normale kanë dukje të ndryshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...