Kompjuteri i parë i Apple mund të shitet deri në 600,000 dollarë në ankand

PUBLIKUAR

Një nga pak kompjuterët e mbetur Apple-1, produkti i parë i kompanisë, do të dalë në shitje këtë javë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai do të dalë në shitje në një ankand dhe pritet të shitet deri në 600,000 dollarë.

Kompjuteri 45-vjeçar është një nga vetëm 200 që Steve Wozniak dhe Steve Jobs testuan dhe projektuan së bashku me Patty Jobs dhe Daniel Kottke në shtëpinë e Jobs në Los Altos.

Ai konsiderohet si një “i shenjtë” për koleksionistët e teknologjisë së vjetër.

“Kjo e bën vërtet emocionuese për shumë njerëz”, tha Corey Cohen, një ekspert i Apple-1, për Los Angeles Times.

John Moran Auctioneers do të nxjerrë në ankand kompjuterin të martën me oferta që fillojnë nga 200,000 dollarë.

Ndërkohë që shtëpia e ankandeve me qendër në Kaliforni vlerëson se do të shitet nga 400,000 deri në 600,000 dollarë.

Ndryshe, në vitin 2014, një shtëpi ankandi në Nju Jork shiti një njësi Apple-1 për 905,000 dollarë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...