Falet Fitër Bajrami, Tërnava bënë thirrje të ndërpriten luftërat

PUBLIKUAR

ternava-270714

Myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava në Hydben e Fitër Bajramit është lutur për mëshirë dhe begati për qytetarët e Kosovës dhe mbarë trojeve shqiptare derisa është lutur për ndalim të luftës dhe vrasjes së njerëzve në Siri, Gaza dhe të gjitha vendet e botës ku, siç ka thënë ai, po vriten njerëz të pafajshëm.

Tërrnava ka thënë se ky bajram vjen pas një sakrifice të madhe që e kanë bërë të gjithë besimtarët anë e kënd botës e i cili është vetëm për Zotin e madhërishëm.

Ai këto lutje i ka bërë pas faljes së namazit të Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë i cili është prirë nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora e që është mbajtur në ora 6:00 të mëngjesit.

falaja-e-bajramit-2-270714

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...