Shkolla multietnike në Rubovc të Lipjanit merr mbështetjen ndërkombëtare

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

10387413_255108234674292_2021304285186471401_nLipjan, 23 qershor – Komuna e Lipjanit ka marrë një mbështetje ndërkombëtare rreth synimit të ndërtimit të një shkolle të re në Rubovc, në të cilën do të mësonin pa asnjë barrierë nxënësit shqiptarë dhe ata serbë.
Në të vërtetë, prej pas luftës në shkollën e këtij fshati mësojnë bashkë nën një kulm nxënësit nga të dyja komunitetet, por që ata janë të ndarë fizikisht, ndërkohë që kjo ndarje fizike tashmë po shihet si e panevojshme 15 pas luftës. Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se angazhimi i tij personal dhe i miqve ndërkombëtarë po shkon drejt një përpjekjeje për të gjetur mirëkuptim mes personelit arsimor të dy komuniteteve që të mësojnë në të njëjtin objekt pa ndarje fizike.

Kreu komunal e ka konfirmuar, ndërkaq, se këtë ide e kanë pëlqyer dhe i kanë dhënë mbështetje edhe ndërkombëtarët, përkatësisht Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

Shkolla fillore në Rubovc të Lipjanit, në të vërtetë është e vetmja shkollë në këtë komunë, mbase edhe në vend, ku në të njëjtin objekt mësojnë serbët dhe shqiptarët. Por më gjithë faktin se mësojnë në të njëjtin objekt, shkolla mban dy emra të ndryshëm “Drita” dhe “Braqa Aksiq”. Dhe, pikërisht mësimi në të njëjtin kulm, por me mure të ndara kishte ofruar shpresën që prej pas luftës se nxënësit e Rubovcit, si shqiptarët ashtu edhe serbët, do ta përfitonin një objekt të ri. KOHA,net

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...