Një vit nga arrestimi i Jakup Krasniqit, si u zhvillua e tërë ngjarja

PUBLIKUAR

Mëngjesin e hershëm të 4 nëntorit 2020 para shtëpisë së Jakup Krasniqit në Prishtinë, u vendosen njësite të shumta speciale të Eulexit dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilët kishin një urdhër të qartë: arrestimin e ish-zëdhënësit të UÇK-së.

Ky veprim i ZPS-së nuk ishte aspak i pritur për familjarët e tij.

Pos në kryeqytet, EULEX dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar vazhduan aksionin e tyre edhe në fshatin e Krasniqit.

Për disa orë të tëra, ata bastisën shtëpinë e ish-kryekuvendarit, para së cilës në shenjë proteste kishin dalë miqtë dhe bashkëluftëtaret e tij.

Kur ende nuk dihej saktë se çka po ndodhte me anëtarin e Nismës-SocialDemokrate, avokati i tij Valon Hasani, dha lajmin e keq për familjarët e Jakup Krasniqit.

Në qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara, Jakup Krasniqi u transferua pasi u konfirmua aktakuza për krime lufte.

Vetëm një ditë më pas, në Holandë atij do i bashkoheshin edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

Para gjykatësit Krasniqi doli për herë të parë me 9 nëntor 2020, ku tha se ndaj tij u bë një padrejtësi e madhe.

Aspak e drejtë për të ishte edhe mënyra e ndarjes së shqiptarëve në aktakuzë.

Krasniqi mohoi që është sjellë ndaj ndokujt, ashtu si ndaj tij u sollën rojet në paraburgim.

Gjatë kësaj periudhe një vjeçare, Krasniqit disa herë i është refuzuar kërkesa për lirim me kusht dhe ende nuk ka filluar procesi gjyqësor ndaj tij dhe ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Videon e plotë mund ta shihni duke klikuar KËTU.

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...