Ministrja Haxhiu: Thaçi e Veseli refuzuan të na takojnë në Hagë

PUBLIKUAR

Nesër me 5 nëntor bëhet një vit që kur ish-presidenti Thaçi dhe krerët tjerë të UÇK-së janë arrestuar nga Gjykata Speciale.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në RTV Dukagjini thotë se LVV ka qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale por sipas saj tashmë kjo Gjykatë nuk mund të zhbëhet.

Ajo tregon se zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë kanë udhëtuar për në Hagë ku janë takuar me të akuzuarit, por që Thaçi dhe Veseli nuk kanë dashur takim me ta.

“Ne kemi pasur një vizitë në Gjykatën Speciale, përpos zotit Thaçi dhe Veseli që nuk kanë dashur të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, kemi takuar zotin Krasniqi, Selimi dhe Gacati. Thaçi e Veseli nuk kanë dashur të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë”.

Haxhiu thotë secili prej atyre që janë në Hagë kanë mbështetjen financiare nga shteti dhe e kanë mbrojtën e paguar.

“Ministria e Drejtësisë është duke i kryer përgjegjësitë që ka ndaj tyre”, tha tutje Haxhiu./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...