Rama e merr shembull Serbinë për investimet e huaja dhe e komenton refuzimin e Kosovës

PUBLIKUAR

Rama e merr shembull Serbinë për investimet e huaja dhe e komenton refuzimin e Kosovës

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot në Beograd se në takimin e radhës në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” që do të mbahet në Tiranë në dhjetor, të gjitha marrëveshjet do të kthehen në “rezultate konkrete”. Ai theksoi se Serbia ka bërë një hap përpara në tërheqjen e investimeve të huaja, transmeton Gazeta Express.

Pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov, Rama tha se nisma e “Ballkanit të Hapur” fokusohet te biznesmenët, fermerët, shpërndarësit, punëtorët, studentët dhe akademikët.

“Secili prej tyre ka vuajtur në një farë mënyre në kufi, nga pritja e deri te kontrollet e ndryshme, e të tjera si këto”, tha Rama.

Ai theksoi se thelbi i nismës është se si t’i bëjmë ekonomitë dhe tregjet tona të rriten së bashku, pasi ato mbeten të vogla individualisht, si dhe si “të kemi një fluks më të madh të investimeve të huaja direkte në të gjithë rajonin”.

“Ju mund të shihni se çfarë ka bërë Serbia, të cilën unë e marr si shembull, sepse ka bërë një hap të madh përpara në tërheqjen e investimeve të huaja direkte”, tha Rama.

Si foli edhe për Kosovën, e cila refuzon t’i bashkohet kësaj iniciative. Rama tha se i konsideron “arsye të mosarsyes” argumentet për të mos iu bashkuar kësaj nisme.

“Arsyet pse të tjerët janë skeptikë ose refuzues ndaj Ballkanit të Hapur i kam dëgjuar me shumë vëmendje, dhe të Malit të Zi, Bosnjëes edhe të Kosovës, por më vjen keq pasi i konsideroj si arsye të mosarsyes”, tha Rama.

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...

Dita e Forcës, pjesëtarët e FSK marrin komplimente nga fëmijët: Po dokni si FBI

Po shënohet Dita e Forcës në Kosovë, ku pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së...

Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union

Një raport i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka vlerësuar se...