Zëdhënësi i BE-së për deklaratën e Kurtit: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet

PUBLIKUAR

Zëdhnësi i BE-së, Peter Stano, ka ripërsëritur sot se të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duhet të impelementohen, përfshirë edhe marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

I pyetur lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se nuk do të lejojë të formohet Asociacioni, Stano ka thënë se “BE-ja nuk i komenton deklaratat e të tjerëve” dhe se “është e qartë kur bëhet fjalë për zbatimin se çfarë është marrë vesh në dialog”.

“Duhet të bëjmë gjithçka që të zbatohet ajo çfarë është nënshkruar”, ka thënë Stano.

Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për median britanike BBC, ka deklaruar se s’do të lejojë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe qoftë si kryeministër apo në opozitë.

SHIKO MË SHUMË

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...