Ambasada Amerikane i rikonfirmon mbështetje SHKK-së në Projektin për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta

PUBLIKUAR

Ambasada Amerikane e ka rikonfirmuar mbështetjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës në projektin për trajtimin e personave me nevoja të veçanta.

Kjo u bë e ditur nga një takim mes zyrtarëve të SHKK-së me Drejtorin e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Kosovë, Shawn Waddoups, Këshilltarin e Lartë për Burgje në INL, Richard Coursey dhe Këshilltaren e Programit të ICITAP për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Pamela Wallace.

Gjatë takimit, zëvendësuesja e Drejtorit të Qendrës Korrektues Dubravë, Zyrafete Imeraj e njoftoi Waddoups për sfidat dhe të arriturat e kësaj qendre, me ç` rast e falënderoi edhe për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po i jep SHKK-së përmes ICITAP, e veçanërisht Qendrës Korrektuese Dubravë.

Waddoups, e përgëzoi Imeraj për punën dhe të arriturat e kësaj qendre, ndërsa shprehu përkushtimin e tij dhe të ICITAP, për të vazhduar mbështetjen e kësaj qendre edhe në të ardhmen.

“Në takimit u rikonfirmua se Ambasada Amerikane do të vazhdoi ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, me theks të veçantë Projektin për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, projekt ky, i cili është duke u mbështetur fuqishëm edhe nga Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.

Pas takimit, Waddoups së bashku me bashkëpunëtorët e tij vizituan Njësitin Intervenues të SHKK-së, ku patëm mundësi të përcjellim nga afër demonstrimin e aftësive intervenuese të njësitit në rast të trazirave të mundshme në institucionet korrektues, e po ashtu edhe shfrytëzimin e pajisjeve të dhuruara donacion nga Ambasada Amerikane.

Po ashtu, panë nga afër edhe Pavijonin D, i cili tashmë është destinuar të jetë Institucion Shëndetësor për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, i cili të mbulojë shërbimet shëndetësore të personave të privuar nga liria, veçanërisht grupeve të ndjeshme me nevoja të veçanta.

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...