Rama i buzëqeshur në Beograd, Vuçiç e pret për darkë

PUBLIKUAR

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur sonte në Beograd, ndërsa nesër do të bisedojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç si mikpritës dhe me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Nikola Dimitrov, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Rama është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç.

Më herët sot në Beograd ka mbërritur zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Nikola Dimitrov. Presidenti Aleksandar Vuçiç sonte do të shtrojë një darkë për Ramën dhe Dimitrovin, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, i cili po përfundon vizitën zyrtare në Serbi.

Vuçiç, Rama dhe Dimitrov nesër fillimisht në Pallatin e Serbisë do të bisedojnë me përfaqësuesit e kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, e më pas me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...