Presidentja Osmani dekoron Bekim Kastratin dhe Besim Dajakun me urdhrin “Hasan Prishtina

PUBLIKUAR

Në njëzetvjetorin e vrasjes, presidentja Vjosa Osmani dekoroi me urdhrin “Hasan Prishtina” Bekim Kastratin dhe Besim Dajakun për kontributin dhe veprimtarinë atdhetare.

“Njëri me kontribut në fushën e lirisë së fjalës e tjetri për mbrojtjen e institucioneve të vendit janë dëshmi e kohës dhe njëherësh ftesë për vënien e drejtësisë në vend. Ata do të pushojnë të qetë kur drejtësia të marrë një epilog, sepse janë kontribuues për lirinë dhe demokracinë në vend”, është shprehur  Osmani në ceremoninë e dekorimit.

Familjarët e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut falënderuan të parën e shtetit për kujdesin e treguar ndaj figurave të cilët kontribuuan për shtetin e Kosovës.

 

SHIKO MË SHUMË

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...

Ministria lëshon njoftim: Ekzekutohen shtesat me rritje për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njoftoi se janë ekzekutuar shtesat...