Hekuran Murati: Do të mbështesim edhe bizneset e grave dhe bizneset që kanë nevojë për likuiditet

PUBLIKUAR

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se Qeveria Kurti do të mbështes edhe bizneset e grave dhe bizneset që kanë nevojë për likuiditet

“… së bashkë me Kryeministrin prezantuam pakon mbështetëse për prodhuesit tanë, ku në kuadër të Masës 2.1. të gjithë prodhuesit që dëshirojnë të zgjerojnë kapacitetet prodhuese do të subvencionohen me 20% të kryegjësë së kredisë investive”.

May be an image of text

Postimi i plotë:

Do të mbështesim edhe bizneset e grave dhe bizneset që kanë nevojë për likuiditet

Javën që shkoi, bashkë me Kryeministrin prezantuam pakon mbështetëse për prodhuesit tanë, ku në kuadër të Masës 2.1. të gjithë prodhuesit që dëshirojnë të zgjerojnë kapacitetet prodhuese do të subvencionohen me 20% të kryegjësë së kredisë investive.

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që masa mbështetëse do të ketë edhe për bizneset tjera: ato që janë në pronësi të grave dhe ato që kanë nevojë për likuiditet.

📍Masa 2.1.2. Mbështetja e bizneseve të grave

Të gjitha gratë që kanë në pronësi biznese, dhe që dëshirojnë të zgjerojnë biznesin e tyre, mund të aplikojnë për subvencionim të kredisë investive deri në 20% të kryegjësë, pavarësisht sektorit në të cilin operojnë.

Pagesa subvencionit do të ketë kriteret e njëjta dikurse mbështetja për prodhuesit, pra:

– 15% subvencionohet me rastin kur 70% e kredisë investive është disbursuar, dhe

– 5% subvencionihet me rastin kur shuma ekuivalente është paguar në paga për të punësuarit e rinj (pas zgjerimit të kapaciteteve).

📍Masa 2.1.3. Mbështetja e bzineseve që kanë nevojë për likuiditet

Të gjitha bizneset që kanë nevojë për likuiditet, që të vazhdojnë operimin dhe të mbajnë punëtorët në punë, mund të aplikojnë për subvencionim të kredisë që marrin për nevoja të likuiditetit.

Subvencionimi do të jetë i kufizuar në 10% të kryegjësë, por jo më shumë se 300 euro për punëtor apo 30,000 euro në total.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...