Ministrja Gexha dhe komandanti i KFOR-it apelojnë për vaksinim

PUBLIKUAR

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka pritur në takim komandantin e ri të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajor Ferenc Kajari.

“Ajo i uroi suksese Gjeneral Majorit në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen për rolin e KFOR-it në mbështetjen e vazhduar ndaj komuniteteve në Kosovë dhe asistencën e ofruar Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore edhe gjatë pandemisë Covid-19. U bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të komunikimit të ndërsjellë dhe ndërveprimit institucional në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Ministrja Gexha dhe Gjeneralmajori Kajari kanë vlerësuar se vaksinimi kundër COVID-19 dhe zbatimi i masave parandaluese nga përhapja e virusit është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...