Një zënkë mes tre personave ka përfunduar me vrasjen e një të riu në Mitrovicë. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku 25 vjeçari me inicialet A.M, vdiq pasi u sulmua fizikisht me një mjet të mprehtë nga dy të dyshuar.
Gazetare: Ardita Rashiti
Për vrasjen e 25 vjeçarit janë të dyshuar dy persona, njëri prej tyre emër i njohur për Policinë e Kosovës Për këtë vrasje, Policia e Kosovës dha detajet fillestare në raportin 24-orësh.
Aty thuhej se fillimisht i riu u dërgua për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe se më pas u transferua për në QKUK, ku edhe vdiq.
Më vonë, Policia njoftoi se është bërë edhe identifikimi i të dyshuarve, të cilët mbesin në kërkim policor.
Të dyshuarit me inicialet L.B dhe A.Z po kërkohen për veprën penale “Vrasje”.
Mësohet se i dyshuari me inicialet L.B, kishte qenë edhe më parë i arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ka dosje kriminale.
Ndërsa, të dhëna të ngjashme nuk ka për të dyshuarin tjetër. 25 vjeçari është varrosur në orën 15, në varrezat e qytetit në Shipol.


