KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve lokale – mbeten pa u certifikuar katër komuna

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale 2021.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se certifikimi i rezultateve është bërë në 34 komuna, kurse në katër komuna nuk është certifikuar rezultati për shkak se ka pasur ankesa dhe ende nuk është vendosur për to.

“Rezultati e raundit të parë të zgjedhjeve nuk mund të certifikohen në Shtime, Ferizaj, Podujevë dhe Kllokot”, deklaroi Radoniqi, transmeton Telegrafi.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, 17 kandidatë kanë fituar votat e mjaftueshme për kryetar, kurse në 21 komuna do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve.

Balotazh do të ketë në këto komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...