Aurela Gaçe thotë “ Merrem Sonte”

PUBLIKUAR

10347780_10152521072094034_1202748433974558404_n

Është publikuar kënga e shumëpritur nga këngëtarja Aurela Gaçe. Kënga mban titullin “ Merrem Sonte, teksti është shkruar nga Nexhip Sera, muzika dhe orkestrimi nga Adrian Hila.
“3.2.1……. Merrem Sonte më në fund një këngë tabani, e shkruar per natyren e zerit tim, kjo nuk është e vetmja janë shumë të tjera duke u pregatitur”, shkroi Aurela në profilin e saj në Facebook.

Videoklipi është realizuar nga Max Production dhe ajo falenderon të gjithë ata që i ndihmuan për këtë këngë. Aurela këtë këngë e cilëson si këngë e shkruar enkas për të dhe kënga karakterizohet me ritme popullore.

“Video e re më në fund me një këngë popullore te shkruar për mua. Deri më sot kam risjellë kengë te vjetra. Kam provuar të sjell një modë edhe duke marrë këngë polifonike e ti modernizoj duke futur ritmë e orkestër. Kjo ka ndodhur ne fillim të 1998 kur incizova albumet e para me këngë popullore, qytetare e polifonike. Tani erdhi koha , të jem pranë jush me krijime të reja popullore”, tha këngëtarja./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...