Dy maska natyrale për të pasur flokë të drejtë

PUBLIKUAR

maska

Flokët e drejtë mund të arrihen në mënyrë natyrale, pa qenë nevoja për të përdorur tharëse ose piastër. Kjo falë maskave natyrale.

Njëra prej të tyre ka në bazë kosin dhe vezën. Për përgatitjen e saj mjafton të rrihni mirë një kokërr vezë dhe tre lugë kos, deri sa të bëhet një maskë kremoze. Kosi është i njohur për vetitë ushqyese, pasi i bënë flokët më të fortë dhe me shkëlqim, në sajë të vitaminës B që përmban. Këtë maskë mbajeni në kokë për 20 minuta dhe më tej vijoni me procesin normal të larjes.

Një tjetër maskë natyrale që garanton flokë të drejtë, ka në bazë një kokërr kivi, një lugë mjaltë, tre lugë kos të bardhë dhe një lugë vaj ulliri.

Për përgatitjen e saj, kivin priteni në copa të vogla dhe shtypeni me pirun, pas kësaj bashkojeni me kosin, vajin dhe mjaltin deri sa të bëjet një masë kremoze. Aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut dhe mbajeni në kokë për 15 minuta.

Pas kësaj vijoni procesin normal të larjes me shampo dhe me balsam. Në përfundim do të shikoni që flokët tuaj do të jenë të drejtë dhe të lirshëm, pa pasur nevojë për të përdorur piastër.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...