Xiaomi nga viti 2024 fillon me prodhimin e veturave elektrike

PUBLIKUAR

Drejtori ekzekutiv i kompanisë kineze Xiaomi, Lei Yun, ka thënë të martën në një event të investitorëve, që korporata kineze planifikon të fillojë prodhimin masiv të veturave elektrike kah mesi i vitit 2024.

Siç raportojnë mediat e atjeshme, Lei ka bërë të ditur se janë duke u bërë përgatitjet për projektin e zhvillimit të veturave elektrike, transmeton Telegrafi.

Në shtator Xiaomi njoftoi për planet e lansimit të veturës së parë elektrike në vitin 2024, duke theksuar se është kryer regjistrimi i Xiaomi Qiche, që ka për fokus prodhimin e veturave elektrike.

E pas deklaratës së fundit të drejtorit ekzekutiv, aksionet e kompanisë kineze në Hong Kong janë rritur për 4.92 për qind. Kujtojmë që qysh në fillim të këtij viti ishin zbuluar planet për hyrjen në tregun e veturave.

Vetura e parë e Xiaomi do të jetë një SUV, version i avancuar i modelit kompakt T77 të brendit kinez Besturn. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...