400 studentëve nga Lugina u ofrohen studime në Shqipëri

PUBLIKUAR

130331

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe ai i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa nga një takim me Ministrin e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla janë pajtuar se rreth 400 studentë nga të tri komunat shqiptare në Serbi (Medvegja, Bujanoca dhe Presheva) mund të regjistrohen në universitetet në Shqipëri me të njëjtat rregulla që vlejnë për studentët shqiptarë.

 

Sipas “Presheva Jonë”, kryetari Arifi tha se nga Bujanoci nën këto kushte në Shqipëri mund të studiojnë 185 studentë, kurse nga Presheva 198, dhe Medvegja 57 të rinj.

Gjatë këtij takimi e krerëve të Luginës së Preshevës me palën shqiptare, njëkohësisht është biseduar edhe për kushtet e studentëve të Luginës së Preshevës në universitetet e Shqipërisë, ku Arifi dhe Mustafa kanë kërkuar që Qeveria shqiptare, që në vecanti nga Ministria e Arsimit të bëhen lehtësime në procedurën e regjistrimit dhe të garantohet vendbanimi./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...