Bashkëshortët që rrinë së bashku ‘për hatër të fëmijëve’, ndikojnë keq tek ata

PUBLIKUAR

Çiftet bashkëshortore, të cilët jetojnë së bashku, vetëm ‘për hatër të fëmijëve’, bëjnë që këta të fundit, të kenë ngecje në zhvillimin mental.

Hulumtuesit në Suedi, konkludojnë se fëmijët që jetojnë me cilindo nga prindërit e shkurorëzuar, kanë zhvillim më të mirë mendor, se sa ata që jetojnë me prindër që kanë marrëdhënie jo të mira.

Ata kanë studiuar 150 mijë fëmijë, që kanë prindër të ndarë, si dhe fëmijë që jetojnë me prindër të cilët janë në shkallë të ndryshme, të pakënaqësisë martesore.

Në gjetjet e Universitetit të Stokholmit, del se fëmijët që rriten me prindërit që ‘bashkëjetojnë’, kanë inteligjencë më të ulët dhe mundësi më të vogla zhvillimi.

Bisedat jo të ngrohta, e në raste edhe sharjet dhe ofendimet, ndikojnë në mos zhvillimin e duhur të fëmijës, transmeton Telegrafi.

Sipas këtij studimi, del se prindërit që rrinë bashkë, vetëm ‘për hatër të fëmijëve’, janë duke i bërë dëm më të madh atyre, se sa dobi. 

 

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...