Ndjeni dhimbje? Largojeni presionin në 60 sekonda dhe ‘rinoni’ gjurin tuaj së paku për dhjetë vjet!

PUBLIKUAR

Në mënyrë që dhimbja të mos e ndërlikojë jetën tuaj të përditshme, mësoni menjëherë se si ta largoni dhimbjen dhe të përmirësoni funksionalitetin e gjurit

E tëra çfarë ju nevojitet për të kryer këtë lëvizje tendosjeje është një peshqir, transmeton Telegrafi.

Instruktorja e jogës, Jill Miller, ka zbuluar një ushtrim tepër të lehtë dhe efektiv!

1. Uluni, merrni një peshqir, lakojeni dhe vendoseni nën gju, dhe ‘shtyjeni’ sa më shumë në nyjë.

2. Vendoseni thembrën tuaj në buzë të një karrigeje ose shtrati dhe kapeni pjesën e këmbës nën gju me duart tuaja dhe shtypeni atë drejt peshqirit.

Gjatë kryerjes së ushtrimit duhet të ndieni një tkurrje në pulpa dhe tejza të gjurit që do të krijojë pak hapësirë në nyjën e gjurit. Relaksohuni dhe përsëritni lëvizjen.

Bëni një tendosje për 1 minutë, pastaj ndërroni gjurin. Dhe një kohë kaq e shkurtër është e mjaftueshme që gjuri të shtrihet dhe të krijojë më shumë hapësirë në të, dhe të ndieni lehtësim nga dhimbja.

Performanca e duhur e kësaj lëvizjeje është e rëndësishme në mënyrë që gjunjët tuaj të jenë gjithmonë në funksion të mirë, prandaj shikoni videon që shpjegon se si ta bëni këtë lëvizje si duhet, dhe se si ushtrimi ju ‘rinon’ gjurin tuaj në 10 vjet!

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...