Rekord i ri botëror, Toyota Mirai përshkoi 1359 kilometra me vetëm një rezervuar të mbushur

PUBLIKUAR

Toyota ka njoftuar se modeli i tyre Mirai me hidrogjen ka arritur me vetëm një rezervuar të mbushur plot, të përshkoj 1359 kilometra.

Me këtë është vënë rekordi i ri botërorë për mjetet me djegie të tillë, që është konfirmuar edhe nga libri i rekordeve Guiness, transmeton Telegrafi.

Rekordi i ri është arritur në SHBA, me dy persona brenda mjetit (shoferi Wayne Gerdes dhe ndihmës shoferi Bob Winger), pas dy ditëve vozitje të kujdesshme.

Mirai është 4975 mm i gjatë, 1885 i gjerë dhe 1470 i lartë. Kjo nënkupton që modeli i ri është më i gjatë, i gjerë dhe paksa më i lartë sesa paraardhësi. Gjithashtu është i pajisur me rrota prej 20 inç.

Enterieri është i veshur me lëkurë ngjyrë të zezë, instrument tabelën digjitale, ka ekranin e ndjeshëm në prekje prej 12.3 inç, karriget e para janë me ngrohje dhe ftohje, e audio-sistemi përbëhet prej 14 altoparlantëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...