Imri Ahmeti sot ka qëndruar në Konjuh, Topliqan e Baicë e Resinovc.
Ahmeti ka thënë se është shumë i nderuar me pritjën që iu është bërë në Topliqan e Konjuh, ndërsa në në Baicë e Resinovc në prani të banorëve të këtyre lokalitete është bërë përurimi i ndriçimit publik
“Në Topliqan takuam banorët dhe pranuam një përkrahje masive. Jam shumë i nderuar me pritjen dhe entuziazmin e qytetarëve për programin tonë qeverisës! Bashkë do të fitojmë e punojmë edhe për 4 vjetët e ardhshëm”, ka shkruar Ahmeti
“Konjuhi paska vendosur për të vazhduar qeverisjen e mirë Faleminderit shumë fjalët e mira dhe për pritjen e jashtëzakonshme”, ka shkruar po ashtu Ahmeti.


