Imri Ahmeti ka thënë se rruga e cila lidh fshatin Ribar i Madh me fshatin Ribar i Vogël, është e aprovuar në buxhet për vitin 2022
“Rruga e cila lidh fshatin Ribar i Madh me fshatin Ribar i Vogël, është e aprovuar në buxhet për vitin 2022 dhe do të fillojë të ndërtohet dhe të përfundojë asfaltimi gjatë vitit 2022.
Rruga “Vehbi Kozhani” në Ribar të Madh do të rindërtohet duke e zgjeruar në një rrugë moderne bashkë me trotuaret dhe me drunj dekorativ përreth.
Është e buxhetuar në vitin 2022 dhe do të fillojë të ndërtohet gjatë vitit të ardhshëm”, ka thaënë Ahmeti.
“Po ashtu edhe rruga “Beqir Duriqi” në Ribar të Madh do të riasfaltohet, duke e ndërtuar një rrugë të gjerë me trotuarë dhe drunj dekorativë deri tek xhamia e fshatit. Është e buxhetuar dhe do të fillojë në vitin e ardhshëm”, ka shkruar Ahmeti.


