Ndalohen tubimet zgjedhore në “Shpellën e Gadimes”

PUBLIKUAR

Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se e kanë ndalur mbajtjen e tubimeve elektorale në hapësirat e “Shpellës së Gadimes” në Lipjan.

Në njoftimin e MPHI-së thuhet se kjo vjen si pasojë e dy tubimeve elektorale që ishin organizuar në hapësirën para hyrjes së “Shpellës së Gadimes”.

“Si pasojë e mbajtjes së dy tubimeve elektorale në hapësirën para hyrjes së Shpellës së Gadimes, Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës duke u bazuar në Rregulloren e MMPH-se: Nr. 23/2014, për rendin e brendshëm të monumentit të natyrës me rëndësi të veçantë ”Shpella e Gadimes”, sipas nenit 7, për aktivitetet e lejuara duhet të merret leje nga MMPHI-ja. Kërkojmë që të tilla tubime të mos mbahen dhe organizohen në hapësirën e “Shpellës së Gadimes”, e cila është Monument i Natyrës me rëndësi të veçantë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...