Eliminohet Man United, Arsenali kalon tutje

PUBLIKUAR

Manchester United është eliminuar nga Carabao Cup. Arsenali ka prerë biletën për në fazën tjetër.

United i Ole Gunnar Solskjaer është befasuar midis “Old Trafford”.

Djajtë e Kuq e nisën takimin me shumë ndryshime dhe Cristiano Ronaldon të lënë në shtëpi për të pushuar, por kjo i kushtoi në fund me eliminim nga Carabao Cup.

Në minutën e nëntë, vendasit u befasuan me golin e Lanzini, që i kaloi në epërsi mysafirët dhe nga ai moment, United u mundua deri në fund të bëjë diçka dhe të ndryshojë ndeshjen, duke futur lojtarë edhe në pjesën e dytë, por ishte e pamundur për ta dërguar topin në rrjetën e kundërshtarit, duke i thënë kështu që tani lamtumirë garës së parë për sezonin 2021/22.

Për dallim nga United, Arsenali s’ka gabuar duke eliminuar skuadrën e AFC Wimbledon.

Alexander Lacazette, Smith Rowe, Nketiha shënuan për fitoren 3-0 të Topçinjve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...