Ngushëllohet familja Dragaqina nga Lipjani me rastin e vdekjës së Elton Dragaqina

PUBLIKUAR

Ka vdekur i riju Elton Dragaqina nga fshati Bujan i Lipjanit.

Në mëngjesin e sotëm në Lipjan ka vdekur një person, shkruan Gazeta Sinjali. Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Gashi”.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë që rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

“Rreth orës 08:50 është pranuar informata për një person të lënduar rëndë, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Me këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Dragaqina nga Lipjani,
Postimi i plotë:
Telegram ngushëllimi familjes Dragaqina
E nderuara familje Dragaqina,
Na trishtoj lajmi për ndarjen e hershme nga jeta e Eltonit, bashkëndjejmë dhimbjen me ju.
E nderuara familje Dragaqina bëhuni të fort e qëndroni. Ngushëllime dhe ju qytetarë të Lipjanit dhe me gjërë për këtë rast tragjik.
Dritë pastë shpirti i tij!
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e shokëve të Eltonit.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...