A ishin aleatët e Kosovës të njoftuar për reciprocitetin me targa ndaj Serbisë? Sveçla sqaron çdogjë

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka mbajtur konferencë për media pas fillimit të zbatimit për pajisje me targa të përkohshme të automjeteve që mbajnë targa të Serbisë.

Ai tha se kjo është një e drejtë legjitime e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë, shkruan  Indeksonline.

Sveçla tha se për këtë veprim janë koordinuar edhe me aleatët e Kosovës.

“Sa i përket sigurisë në vazhdimësi ne angazhojmë kapacitet tona si shtet i Kosovës. Koordinohemi me gjithë aleatët tanë. Edhe për këtë rast ata kanë qenë të njoftuar. Zv. Kryeministri Bislimi a ka paralajmëruar këtë veprim. Më 15 shtator kjo marrëveshje ka skaduar si afat dhe rrjedhimisht ka qenë çështje e organizimit të resurseve.

Për sa i takon barrikadave i bëj ftesë gjithë qytetarëve të Kosovës që mos të bllokojnë rrugët, qarkullimi është e drejtë themelore i të gjithë qytetarëve dhe krejt çka bëjmë është dëmtojnë edhe qarkullimin e vetvetes”, tha ai./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...