Reagon edhe Ambasada e SHBA-së: Kosova dhe Serbia t’i ulin tensionet menjëherë

PUBLIKUAR

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të përmbahen dhe t’i ulin tensionet menjëhere.

Ambasada amerikane thotë se i bashkohet thirrjes që Bashkimi Evropian ia bëri Kosovës dhe Serbisë, pas tollovisë së krijuar në pikat kufitare si pasojë e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për targa.

“Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian në thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i ulin tensionet –menjëherë, pa vonesë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Kujtojme se sot ka filluar zbatimi i vendimit për pajisje me targa të përkohshme të automjeteve që mbajnë targa të Serbisë.

Forca të shumta të Njësisë Speciale të Kosovës po qëndrojnë që nga mëngjesi në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, në veri të Kosovës.

Ekipi i “Indeksonline”, që nga mengjesi po raporton nga vendi i ngjarjes. Për këtë çështje sot është diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës.

Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksander Vuçiq, pas takimit të sotëm me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar se do ta informoj popullin serb përkitazi me zhvillimet e sotme./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...