Për tri orë shiten mbi 20 mijë bileta për ndeshjen Suedi-Kosovë

PUBLIKUAR

Në muajin tetor, Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Ndeshjen e parë, Kosova e luan në udhëtim ndaj Suedisë më datë 9 tetor nga ora 18:00, shkruan Gazeta Express.

Për këtë takim, Kombëtarja e Suedisë ka shitur 21,834 bileta brenda tri orëve, që i bie gati gjysma e stadiumit.

Ndeshjen tjetër që Kosova e luan në tetor është ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri” më datë 12 tetor nga ora 20:45.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...