Gjendja në spitalet e vendit, raporti i fundit i ShSKUK’së

PUBLIKUAR

Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 675 pacientë të infektuar me koronavirus, njoftoi të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Prej tyre, 44 janë në kujdes intensiv, ndërsa 540 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Shifrat janë pak më të ulëta se një ditë më herët, kur në spitale ishin të shtrirë 719 pacientë me koronavirus – 47 prej tyre në kujdes intensiv.

Që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar, në Kosovë janë konfirmuar mbi 158, 000 raste me koronavirus.

Prej tyre, 2,859 pacientë kanë vdekur.

Aktualisht, raste aktive janë mbi 13,000.

Deri të premten në mesditë, 418,421 qytetarë të Kosovës janë vaksinura plotësisht kundër koronavirusit.

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...