Brozovic: Kemi mundur të fitonim 3:0 kundër Real Madridit

PUBLIKUAR

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, ka këmbëngulur se nuk ekziston ndonjë dallim në cilësi mes kampionit italian dhe Real Madridit dhe se skuadra e tij ka mundur të fitonte 3:0 kundër Madridit.

Megjithëse mbizotëroi shumicën e kohës dhe krijoi më shumë, Interi u mposht 1:0 nga Real Madridi në Giuseppe Meazza në ndeshjen hapëse të grupit mes tyre në Ligën e Kampionëve të mërkurën, raporton Gazeta Express.

Rodrygo, i ardhur nga stoli, shënoi në minutën e 89-të, duke e mposhtur Samir Handanovicin me një goditje nga afërsia, pas një aksioni të bukur të Realit, që e shfrytëzoi lodhjen e zikaltërve.

Mesfushori kroat Brozovic shkëlqeu në mesfushë dhe këtë e pranoi edhe trajneri i Realit Carlo Ancelotti.

“Ne luajtëm shumë mirë në pjesën e parë. Kemi mundur të fitonim 3:0”, tha Brozovic pas ndeshjes.

“Nuk ka dallim mes Interit dhe Real Madridit, por kur nuk shënon, e humb ndeshjen në fund”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...