Burrit nga Rahoveci i gjendet kanabis i mbjellë në garazh

PUBLIKUAR

Policia në Rahovec ka arrestuar një person pasi i janë gjetur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, raporton Express

Policia në raportin 24 orësh ka ëbrë të ditur se bimët e dyshuara janë gjetur në një aneks të garazhës së tij.

Bimët e dyshuara janë asgjësuar në vendin e ngjarjes, ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në një aneks të garazhës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, një poç elektrik dhe një reflektor i vogël. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, bimët e dyshuara në vendin e ngjarjes janë asgjësuar me djegie,  ndërsa me rekomandim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia./

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...