Ylli i Milanit: Jam i zemëruar sepse kemi mundur të fitonim kundër Liverpoolit

PUBLIKUAR

Brahim Diaz ndihet i inatosur nga humbja e Milanit 3:2 kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, sepse beson se skuadra e tij ka mundur të fitonte të mërkurën në Anfield.

Takimi në Anfield mes dy gjigantëve evropian ishte magjik, me Liverpoolin që mbizotëroi plotësisht në 30 minutat e parë dhe kaloi në epërsi përmes Trent-Alexander Arnold, para se Mohamed Salah ta humbiste penalltinë, raporton Gazeta Express.

Por Ante Rebic dhe Diaz shënuan nga një herë brenda dy minutave për ta përmbysur rezultatin për Milanin.

“Ne nuk e nisëm ndeshjen në mënyrën më të mirë, ata ishin agresivë dhe të fortë. Por pastaj ne treguam më shumë cilësi dhe intensitet për ta përmbysur rezultatin”, tha Diaz për Sky Sport.

Salah e barazoi rezultati në 2:2 menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, para se Jordan Henderson ta shënonte golin e triumfit për të kuqtë me një gjysmë vollei fantastike.

“Sa keq, sepse është e vështirë të krijosh epërsi këtu dhe ne e bëmë këtë, por i pranuam edhe dy gola dhe e humbëm ndeshjen”, shtoi spanjolli.

“Jam i zemëruar sepse ndiej se ne kemi mundur të fitonim këtu, prandaj ky rezultat më zemëron”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...