Portieri i Realit: “Interi meritoi më shumë”

PUBLIKUAR

Thibaut Courtois, portieri i Real Madridit, beson se Interi meritoi më shumë në San Siro në Champions League.

Reali arriti që ta mposhtë 1-0 Interin me golin e Rodrygos në minutën e 88’, por Courtois e di shumë mirë se ajo që ndodhi përgjatë 90 minutave nuk është pasqyrë e saktë me rezultatin në fund.

“Në pushim kemi marr këshilla nga Ancelotti. Në të dytën luajtëm më mirë, edhe pse Inter kishte raste më të mira dhe ndoshta merituan më shumë”, u shpreh portieri i Realit.

“Duhet të shohim përpara, ky ekip mund të shënojë gola. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por fituam në fund”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...