Haaland dhe Dortmund e nisin me këmbë të mbarë në Champions League

PUBLIKUAR

Dortmundi e ka nisur mbarë aventurën në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane ka rrëmbyer pikët e plota duke e mundur 2-1 në udhëtim Beshiktashin.

Erling Haaland, që ashtu si sezonin e kaluar, edhe në këtë start të sezonit është në formë të lart.

Ai shënoi golin për 2-0 në fund të pjesës së parë, derisa për 1-0 shënoi Jude Bellingham.

Në pjesën e dytë, vendasit që bën paraqitje për t’u lavdëruar, tentuan të ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes, por shënuan vetëm një gol, në min e 94′, për rezultatin përfundimtar 2-1.

Golin e nderit për vendasit e shënoi Francisco Montero.

Në ndeshjen tjetër të Grupit A, do të përballen nga ora 21:00 Manchester City me RB Leipzig. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...