Mbyllen tri lokale që nuk respektuan masat anti-Covid në Malishevë

PUBLIKUAR

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19, ku sot kanë mbyllur tri lokale në Malishevë.

“Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, më 14.09.2021, duke filluar nga orët e mbrëmjes, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Malishevë, së bashku me inspektorët e AUV-it kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë në qytetin e Malishevës”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, “Njësitë policore së bashku me inspektorët e AUV-it, kanë vepruar në disa ekipe dhe kanë inspektuar në të njëjtën kohë tre lokale në këtë zonë”.

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...