Nuk mjafton Ronaldo, United shokohet me një gol në minutën e 95-të

PUBLIKUAR

Manchester United e ka nisur me humbje aventuren në Ligën e Kampionëve. Djajtë e Kuq u mposhten nga Young Boys.

Largimi i Aaron Wan-Bissakas me të kuq në minutën e 35’, ka bërë që Manchester United të vuajë në Zvicër, pasi humbi në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq barazuan u mposhtën 2-1 në udhëtim nga Young Boys me një gol në minutën e 95′.

Për United shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 14’, duke debutuar me gol në Champions për Unitedin.

Ai gjithashtu barazoi Iker Casillasin si lojtari me më së shumti paraqitje në Champions, 177.

Por në fund nuk pati vlerë goli i CR7, dhe e keqja nisi nga minuta e 35’, kur Unitedi mbeti me 10 lojtarë në fushë.

Aaron Wan-Bissaka u ndëshkua direkt me të kuq, pas një ndërhyrje të rrezikshme, për t’u largua nga fusha.

Pas tentimeve të shumta, në minutën e 66’, Young Boys e shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë. Nicolas Ngamaleu arriti që të shënojë për 1-1.

Kur u mendua se gjithçka do të mbyllej me këtë rezultat, në minutën e 95′, realizoi Theoson Jordan Siebatcheu për rezultatin përfundimtar 2-1.

Ndeshja tjetër në Grupin F zhvillohet nga ora 21:00, në mes të Villarrealit dhe Atalantës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...