A mund ta përdorni si larës trupi shampon e flokëve?

PUBLIKUAR

Kohërat e tmerrshme kërkojnë masa të tmerrshme dhe nëse ju ka mbaruar ndonjëherë shampo e trupit në mes të dushit dhe keni gjetur veten duke fërkuar trupin me shampon tuaj të flokëve, ju ndoshta e dini se çfarë duam të themi.

Megjithëse mund të duket sikur ky është një ndërrim i lehtë, duke marrë parasysh që të dy janë larës, mund të dëshironi të mendoni dy herë para se të bëni këtë veprim.

Sipas Blair Murphy-Ros, një dermatologe e certifikuar, struktura kimike e shampove të flokëve dhe të trupit janë më shumë të ngjashme sesa të ndryshme. “Shampot dhe larjet e trupit zakonisht përmbajnë surfaktantë që përzihen mirë me vajra dhe më pas shpëlahen lehtë me ujë për të hequr ato vajra”, shpjegon ajo.

Por ata përmbajnë përbërës të ndryshëm për të arritur gjëra të ndryshme: “Shampot shpesh përmbajnë agjentë zbutës që i bëjnë flokët më të butë dhe më të lehtë për tu larë, dhe ata të trupit, shpesh përmbajnë zbutës për të ndihmuar në lagështimin e lëkurës”, thotë Hadley King.

Për më tepër, shampot e flokvë zakonisht përmbajnë nivele më të ulëta të surfaktantëve në krahasim me ato të trupit. “Ne zakonisht duam të heqim më pak vajra në flokë në krahasim me vajrat në lëkurë dhe përqendrimi më i lartë i surfaktantit në shampot e trupit ka për qëllim ta arrijë këtë në krahasim me shampot”, shpjegon Dr. Murphy-Rose. “Shampot e flokëve mund të formulohen për të lënë qëllimisht përbërës në flokë për ta mbajtur atë të qetë, ndërsa ata të trupit zhvillohen për të hequr vajin dhe pa pastërtitë”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...