KRU “Hidrodrini” apel qytetarëve: Kurseni ujin e pijshëm, ka rënë niveli i burimeve

PUBLIKUAR

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka bërë apel që të kursehet uji i pijshëm.

Sipas KRU “Hidrodrini”, qytetarët duhet ta përdorin për nevoja personale.

“Jemi në një periudhë kohe kur reshjet atmosferike mungojnë e si rezultat i kësaj ka rënë niveli i uji në pothuaj të gjitha burimet në rrafsh të dukagjinit. Kjo situatë detyrimisht se reflekton me reduktime! Nisur nga ky realitet, KRU ‘Hidrodrini’, apelon te ju, që ujin ta përdorni racionalisht, për nevoja personale/familjare për pije, higjienë e sanitari. Ujitja e kopshteve dhe hapësirave tjera të gjëra, është veprim i cili, dikë tjetër e lë pa ujë për pije”, thuhet në apel.

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...