Avdyli: Situata me Covid është pak më e mirë se në vitin e kaluar, në total nuk jemi keq

PUBLIKUAR

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka thënë se aktualisht situata me Covid-19, në Kosovë është më mirë se sa që ishte vitin e kaluar. Ai tha se meritat për këtë nuk i ka vetëm ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia por edhe ish-ministri Armend Zemaj, shkruan Gazeta Express.

Më tutje Avdyli tha se furnizimi me oksigjen është një nga arritjet e kësaj ministrie për ta menaxhuar pandeminë.

“Është një situatë pak më e mirë se në vitin e kaluar. Meritat nuk ia jap vetëm Arben Vitisë por edhe ish-ministrit që i ka bërë disa punë përgatitore si p.sh. furnizimi me oksigjen i cili ka qenë në cisterna dhe është punu. Një punë e ka bërë edhe Armend Zemaj e ka vazhduar Arben Vitia dhe sot kapacitet spitalore janë shumë më të përgatitura sesa që ishin vitin e kaluar ose para më shumë se një viti”, ka thënë Avdyli.

Ai tha se Kosova është ndër vendet që kanë mesatarisht pak raste të vdekjeve krahasuar me vendet e zhvilluara.

“Sa i përket numrit të vdekshmërisë, është një fazë që ka pas një gjendje dhe një numër pak më të madh të vdekshmërisë javëve të fundit, por në total jemi në shtetet mesatarisht të mira  apo mesatarisht pak të vdekjeve krahasuar me shtetet e zhvilluara, si ShBA, Italia dhe Belgjika. Në total nuk jemi keq”, ka thënë Avdyli. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...