Kurti: Zgjedhjet lokale nuk janë sikur ato qendrore, kemi kërkuar shtyrjen e tyre

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për medie pas takimit konsultativ me Presidenten Vjosa Osmani. Ai ka thënë se qëndrimi i VV-së është shtyrja e zgjedhjeve lokale.

Kurti ka thënë se zgjedhjet lokale nuk janë sikur ato qëndrore, duke u arsyetuar për kërkesën e VV-së për mbajtjen e zgjedhjeve në mesin e pandemisë vitin e kaluar.  Ai po ashtu ka thënë se pritet një valë e re gjatë muajve që vijnë.

Jemi në vëzzhgim të situatës me pandemi në mënyrë që ky përmirësim mos të ndalet dhe në mënyrë që të mos kemi valë të re pasi versioni delta është ekskluziv në muajt tetor e dhjetor. Ne jemi për shtyrjen e zgjedhjeve. Sidoqoftë ne nuk e imponojmë qëndrimin tonë dhe do të pajtohemi me cilindo zgjidhje. Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qëndrore. Nuk votohet njëjtë për kandidatë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm në një raund. Kërkojmë të dëgjohet mendimi i ekspertëve shëndetësorë. Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt dhe duhet të presim që të përfundojë takimi konsultativ”, ka thënë Kurti. /

 

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...