AAK: Nuk duhet të rrezikohen legjitimiteti i institucioneve dhe demokracia

PUBLIKUAR

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në një takim që ka mbajtur sot, ka rikonfirmuar qëndrimin për shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 5 ditë, raporton Express

Përmes një komunikate për media, AAK deklaron se nuk duhet të rrezikohen legjitimiteti i institucioneve dhe demokracia.

“Aleanca është dakorduar që zgjedhjet lokale të mbahen me fushatë të shkurtuar, nga 30 në 5 ditë, me paraqitje publike të kufizuara sipas masave të cilat përcaktohen nga ekspertët shëndetësorë. Në respekt të plotë të jetës njerëzore, Aleanca konsideron se legjitimiteti i institucioneve dhe demokracia nuk duhet të rrezikohen”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, përfaqësuesit e partive politike sot do të takohen me Presidenten Vjosa Osmani, për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 17 tetorit, pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shtyrjen e tyre

SHIKO MË SHUMË

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit ka bërë...

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...