Klopp: Elliott pësoi lëndim të rëndë, përjetoi dhimbje të tmerrshme

PUBLIKUAR

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Harvery Elliott përjetoi dhimbje të mëdha pasi e pësoi një lëndim të rëndë në fitoren e skuadrës së tij 3:0 kundër Leeds United të dielën.

Elliott, 18-vjeçar, u bart jashtë fushës me barelë dhe u dërgua në spital pas një ndërhyrjeje të ashpër që mbrojtësi i Leeds, Pascal Struijk, e bëri ndaj tij, raporton Gazeta Express.

Struijk u përjashtua nga loja me karton të kuq, si pasojë.

Klopp tha pas ndeshjes se Elliott e ka nxjerrë nga vendi nyjën e këmbës

Liverpooli njoftoi më vonë se ai është liruar nga spitali por do t’i duhet të operohet në ditët në vijim.

“E pashë situatën. E pashë që këmba e tij nuk ishte në vendim e duhur. Prandaj të gjithë jemi të tronditur”, tha Klopp pas ndeshjes.

“Kishte dhimbje të mëdha, tronditje për të dhe për ne”, shtoi Klopp.

Elliott, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Fulhamni në moshën 16-vjeçare në vitin 2019, i duartrokiti derisa po bartej jashtë fushës duke marrë oksigjen. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...