Mourinho: I kam gënjyer të gjithë, u ndjeva si 12-vjeçar

PUBLIKUAR

Ndeshja e 1000-të e Mourinhos si trajner pati një fund të lumtur për strategun portugez.

Roma ka shënuar fitore në sekondat e fundit të ndeshjes, ku El Shaarawy realizoi një gol të bukur, shkruan Gazeta Express.

Por, të gjithë vëmendjen e mori Jose Mourinho me festimin e tij unik në ndeshjen e 1000-të si trajner.

Pas ndeshjes, ai tha se i ka gënjyer të gjithë, pasi në fakt kishte pasur frikë nga humbja në këtë ndeshje.

“I kam gënjyer të gjithë! I kam thënë skuadrës për disa ditë se nuk është e rëndësishme për mua, por unë kisha shumë frikë nga humbja. Për fat të mirë fituam, dhe po vrapoja sot si fëmijë, sepse ndihesha si 12 vjeç, jo 58” – u shpreh Mourinho.

Me këtë fitore, Roma merr primatin në tabelë me nëntë pikë pas tri ndeshjeve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...